E vrau për tavolinën e lokalit: Gjykata e Apelit dënon me vetëm 17 vjet Erjon Llapushin

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.07.2026, 18:50

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e dhënë më herët nga Shkalla e Parë për Erjon Llapushin, i cili akuzohet për vrasjen e kamerierit Gazmend Kurmaku.

Përmes këtij vendimi, Gjykata e Apelit ka rrëzuar përfundimisht ankimimin e bërë nga pala mbrojtëse e të pandehurit, duke konfirmuar masën e dënimit me 17 vite burgim dhe duke e bërë atë të formës së prerë për këtë shkallë gjykimi.

Ngjarja e rëndë për të cilën u dënua 33-vjeçari Llapushi ka ndodhur më 2 tetor të vitit 2021, brenda ambienteve të një restoranti në qytetin e Elbasanit.

Sipas dosjes hetimore të autoriteteve, pas një konflikti të çastit, Gazmend Kurmaku, i cili punonte si kamerier në atë biznes, mori plagë të rënda të cilat rezultuan fatale për jetën e tij. Me vendimin e fundit të trupës gjykuese të Apelit, Erjon Llapushi do të vuajë tashmë dënimin e plotë prej 17 vitesh heqje lirie për këtin krim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit