Me verën nisin edhe torturat e WizzAir: Shqiptarët lihen në aeroport gjithë natën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.07.2026, 16:31

Dhjetëra pasagjerë shqiptarë që mbrëmjen e kaluar do udhëtonin nga aeroporti i Triestes, Itali drejt Tiranës janë përballur me një situatë të vështirë pasi fluturimi i tyre drejt Tiranës nuk është realizuar pas marrë asnjë informacion nga kompania ajrore për shkakun.

Një pasagjer, në një raportim për JOQ ALBANIA thotë se rreth 300 persona kanë mbetur të bllokuar në aeroport, në pritje të avionit që duhej të mbërrinte nga Tirana.

Sipas tij, fluturimi ishte parashikuar të nisej në orën 21:00, por avioni nuk mbërriti në Trieste. Pasagjerët më pas kanë mësuar se avioni i tyre ka devijuar drejt Ljubljanës, pa asnjë shpjegim zyrtar për situatën.

Në këto rrethana ata e kanë kaluar natën në aeroport, pa ngrënë e pa pirë dhe në fund janë detyruar të blejné bileta të tjera me Ryanair.

Pasagjerët kërkojnë sqarime nga kompania ajrore WizzaAie për arsyet e anulimit dhe vonesës së fluturimit, si edhe për mungesën e informacionit dhe asistencës gjatë gjithë kohës së pritjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit