23-vjeçarja në Vlorë i jep fund jetës me fotoksinë, prek xhaxhai! Shoqja: Shkak i fejuari

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.07.2026, 16:05
Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Xhyherinë, Vlorë, ku një 23-vjeçare, Ola Metani, dyshohet se ka konsumuar fotoksinë dhe ka humbur jetën. E reja ishte e fejuar dhe jetonte me të, teksa xhaxhai i saj ka prekur me reagimin e tij në rrjetet sociale.

"O Ola e xhaxhit. Menduam që mjaft i kemi pasur lotët, por ikja jote na hidhëroi shpirtin. Ishte një lule e bukur dhe e tillë do të mbetesh gjithë jetën, o yll i bukur, që na loton zemrën dhe shpirtin. Lamtumirë, o yll i xhaxhit", shkruan xhaxhai në Facebook.

Deri tani lidhur me ngjarjen policia nuk ka reaguar dhe nuk ka dhënë asnjë detaj.

Ndërkohë një mikeshë e saj shkruan se shkak mund të ketë qenë i fejuari.

"Si jeni JOQ? Në një fshat të Vlorës ka vdekur një 23 vjeçare. Mendohet se shkak ka qenë i fejuari", shkruan shoqja e të ndjerës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit