Saimir Koka, truproja i Manjës që dhunoi me shkelma e grushte qytetarët në lokal

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.07.2026, 16:01

Personi në foto është Saimir Koka, truproja i Ulsi Manjës, i cili dhunoi qytetarët që ndodheshin në kafene. Këta të fundit fërshëllyen në momentin që kaloi Ulsi Manja dhe ky gjest në shenjë revolte, u dënua nga ministri Manja i cili urdhëroi truprojen të dhunonte protestuesit.

Në videon që publikuam pak orë më parë, truproja u pa duke goditur me shkelma e grushte qytetarët që ndodheshin në lokalin ngjitur me Kuvendin e Shqipërisë. Më pas, situata u përshkallëzua, duke sjellë përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë të cilët shkuan me vonesë në vendngjarje dhe madje përdorën dhe ata dhunë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit