Elvis Hoxha i LVV-së e quan Vjosa Osmanin “mjeshtre të frazave paradoksale”: Është tradhtare

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.07.2026, 11:56

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha e ka quajtur ish-presidenten Vjosa Osmani “mjeshtre të frazave paradoksale”, duke komentuar një deklaratë të saj mbrëmë.

“Vjosa Osmani është mjeshtre e frazave paradoksale. Një ndër më të bukurat mes tyre është pa dyshim: ‘Nuk do t’i lejoj askujt të më quaj tradhtare’. Në strukturë ngjan me deklaratën e Gucatit që i ndalon gjithkujt të përdorë flamurin e UÇK-së”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Hoxha tha se “fraza është paradoksale në vetvete”.

“Sepse unë tani do të shkruaj këtu: ‘Vjosa Osmani është tradhtare’. A mendoni ju se do të vijë Vjosa dhe do të më rrëmbejë telefonin nga dora?”, shkroi ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit