Disa zona të Prishtinës pritet të mbesin pa ujë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.07.2026, 11:17

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë intervenime gjatë ditës së sotme në disa zona të kryeqytetit.

Sipas njoftimit, punimet do të zhvillohen në rrugët:”Ilaz Kodra”, “Fuad Dibra”, ” Aziz Zhilivoda”, “Ernest Zariqi”, “Holger Pedersen” ,” Edith Durham” dhe “Henry Dunant”.

KRU “Prishtina” nuk ka dhënë detaje shtesë për intervenime, por ka bërë të ditur se ekipet do të jenë në terren për kryerjen e punimeve të nevojshme në rrjetin e ujësjellësit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit