Gucati paralajmëron protestë të madhe më 5 korrik në Zara, falëndëron miqtë kroatë për mbështetje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.07.2026, 16:22

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati është shprehur optimist për protestën e paralajmëruar më 5 korrik në Zara të Kroacisë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Gucati pret një numër të madh të qytetarëve që pritet t’i bashkohen këtij marshi.

Ai ka thënë se përvec mërgimtarëve nga Kroacia, protestës do t’i bashkangjiten edhe mërgimtarët nga Gjermania, Zvicra e Italia. Ai ka falëndëruar kroatët për mbështetjen që po po i japin këtij marshi.

Gucati në këtë intervistë për IndeksOnline është shprehur optimist se më 20 korrik do të ketë verdikt lirues në Hagë dhe do të gëzohen të gjithë qytetarët e Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit