“Dallavere” me naftë, arrestohen nëntë persona

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.07.2026, 12:38

Dhjetëra biznese të shitjes së naftës dhe disa importues të naftës në Kosovë janë cak e një operacioni të gjerë të bastisjeve, të cilat kanë filluar sot në mëngjes në disa zona të Kosovës.

Aksioni i gjerë i Prokurorisë së Kosovës në bashkëpunim me ATK drejtoria e hetimeve, Dogana dhe njësitë të ndryshme të Policisë ende janë duke u zhvilluar.

Deri më tani janë arrestuar nëntë persona.

Gjatë kontrolleve, janë sekuestruar një shumë të konsiderueshme parash të gatshme, armë, kompjuterë, fatura të dyshuara si fiktive, si dhe dokumente të tjera që dyshohet se lidhen me aktivitetin e rrjetit.

Sipas dyshimeve fillestare të hetuesve, nafta importohej fillimisht nga kompani kosovare dhe kalonte në transit përmes territorit të Shqipërisë. Për shkak të dallimeve në taksat e akcizës dhe tatimeve mbi naftën ndërmjet dy vendeve, dyshohet se një pjesë e karburantit shkarkohej në Shqipëri dhe më pas shitej në tregun e zi, duke shmangur detyrimet fiskale dhe duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit