Shoferi pësoi arrest kardiak dhe humbi kontrollin:7 të plagosur në gjendje kritike, mes tyre dy fëmijë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 30.06.2026, 18:05

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur pranë QTU-së, ku një autobus i linjës Berat–Tiranë humbi kontrollin, doli nga rruga, u përmbys dhe përfundoi në kanalin anësor të autostradës.

Sipas informacioneve paraprake, bilanci tragjik i ngjarjes është 1 viktimë, konkretisht drejtuesi i autobusit, 36-vjeç. Dyshohet se shoferi ka pësuar një atak kardiak në timon, pasi raportohet se kishte shfaqur probleme shëndetësore pak çaste para aksidentit. Megjithatë, shkaku i saktë i vdekjes dhe dinamika e plotë e ngjarjes do të përcaktohen pas ekspertizave dhe hetimeve.

Ndërkohë, Spitali Universitar i Traumës ka bërë me dije se aktualisht po trajton 12 të lënduar. Shtatë prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, mes tyre edhe një fëmijë dhe një i mitur, të cilët po marrin trajtim në repartin e kujdesit intensiv.

Po sipas njoftimit zyrtar të Spitalit të Traumës, një prej pasagjerëve mbërriti në spital pa shenja jete.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit