Një 25 vjeçar dyshohet se është zhdukur në ujërat e liqenit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.06.2026, 16:46

Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur në Liqenin e Batllavës për t’iu bashkuar operacionit të kërkim-shpëtimit, pasi një person dyshohet se është zhdukur në ujërat e liqenit.

Në vendngjarje tashmë janë të angazhuara edhe njësitë e Policisë së Kosovës dhe ekipet e kërkim-shpëtimit

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 13:00, ndërsa operacioni i kërkimit dhe shpëtimit vazhdon.

“Rreth orës 13:00, Policia ka pranuar informatën se një person dyshohet se ka hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë të dalë. Menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit. Aktualisht, operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është duke vazhduar”, tha Pllana.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit