Shqipo me “Benz” gjen zgjidhje për ‘ajrosjen’ e qenit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 30.06.2026, 15:37

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e mijëra përdoruesve, duke u shpërndarë me shpejtësi për shkak të natyrës së saj të pazakontë dhe momentit kurioz që paraqet.

Në pamjet e publikuara shihet një qen, i cili ka nxjerrë kokën nga një vrimë e hapur në pjesën e bagazhit të një makine në lëvizje. Kafsha duket e qetë dhe e rehatuar, ndërsa era gjatë udhëtimit e flladit. Teksa vërehet që në momente të caktuara ai ulet posht në bagazh.

Sipas asaj që vërehet, drejtuesi i mjetit ka krijuar një hapje të improvizuar në bagazh, me sa duket për t’i siguruar qenit ajrosje gjatë udhëtimit. Kjo “zgjidhje” e pazakontë ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjet, ku disa përdorues e kanë parë si një mënyrë praktike për komoditetin e kafshës, ndërsa të tjerë e kanë komentuar si një veprim të çuditshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit