“Po të prisnim zjarrfikësen, do na ishte djegur pallati!”/ Banorët në Laprakë: E fikëm vetë zjarrin!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.06.2026, 00:55

Momente paniku janë përjetuar mbrëmjen e sotme nga banorët e Kompleksit Aura në Laprakë, pasi një zjarr ka shpërthyer pranë katit të parë të një pallati, ku, sipas tyre, kishin marrë flakë mbeturina të grumbulluara shumë afër godinës.

Banorët tregojnë se janë detyruar të dalin me urgjencë nga banesat për të shmangur përhapjen e zjarrit.

Sipas dëshmisë së tyre, zjarri nuk dihet se si ka nisur, por rrezikoi të përhapej drejt godinës. Ata tregojnë se ndërhynë vetë me mjetet që kishin në dispozicion dhe arritën ta shuanin zjarrin përpara se flakët të përfshinin pallatin.

"Ka dalë i gjithë pallati jashtë. E fikëm vetë me urgjencë. Po të prisnim zjarrfikësen, do kishte marrë flakë pallati. Jemi tmerruar," shprehet një prej banorëve.

Banorët pretendojnë gjithashtu se, edhe pse ishte kërkuar ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës, automjeti nuk kishte mbërritur për një kohë të gjatë, ndërsa ngrenë shqetësimin edhe për praninë e mbeturinave pranë pallatit, duke pyetur se kush i ka lënë ato në atë vend.

Fatmirësisht, sipas informacionit të mbërritur në redaksi, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet duket se janë kufizuar vetëm te mbeturinat që u përfshinë nga flakët.

JOQ Albania fton autoritetet përgjegjëse të verifikojnë rrethanat e ngjarjes, të sqarojnë shkakun e zjarrit dhe të reagojnë ndaj shqetësimit të ngritur nga banorët lidhur me ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit