Zhduket 9-vjeçari në Tiranë, nëna kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.06.2026, 23:13

Një nënë i është drejtuar me urgjencë redaksisë së JOQ Albania, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e djalit të saj 9-vjeçar, i cili është zhdukur prej disa orësh në Tiranë.

Sipas nënës, ai ka dalë rreth orës 15:00 për të luajtur me shokët në zonën e 21 Dhjetorit dhe që prej asaj kohe nuk është kthyer më në shtëpi. Ajo ka bërë edhe kallëzim në Komisariatin Nr. 2 të Policisë.

Në momentin kur është larguar, 9-vjeçari ka qenë i veshur me një kostum sportiv të zi, si në foton që familja ka dërguar në redaksi.

Nëna e tij u bën thirrje të gjithë qytetarëve që, nëse e kanë parë ose kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, të njoftojnë Policinë e Shtetit.

JOQ Albania u bën thirrje të gjithë qytetarëve ta shpërndajnë këtë njoftim, me shpresën që 9-vjeçari të gjendet sa më shpejt dhe të kthehet shëndoshë e mirë pranë familjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit