Anuela Ristani i jep 800 MILIONË LEKË Lavdi “punëmbaruarit”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 29.06.2026, 20:22

Teksa qytetarët e Tiranës përballen me gropat në çdo cep, Bashkia e Tiranës, nën drejtimin e Anuela Ristanit, ka gjetur një tjetër mënyrë për të "avulluar" paratë e taksapaguesve.

Në tenderin për ndërtimin e rrugës së fshatit Ismajle dhe Çekëve në Gërbllesh, fituesi ishte i paracaktuar, pavarësisht faktit që ofroi shumë më shtrenjtë se konkurrentët e tjerë.

Në tenderin e zhvilluar më 26 mars 2026, me një fond limit prej 1.3 MILIARDË LEKËSH u futën në garë 32 operatorë ekonomikë, por, "magjia" e Anuela Ristanit goditi sërish: Komisioni i Vlerësimit të Ofertave skualifikoi në mënyrë arbitrare 20 prej tyre.

Mes të skualifikuarve ishin të gjitha kompanitë që kishin ofruar çmime shumë më të ulëta se bashkimi i operatorëve "GLAVENICA” shpk & “LACAJ” shpk, në pronësi të Lavdimir Barajt. Për të kuptuar absurdin, kompani të tjera ofruan rreth 690 MILIONË LEKË, por fituesi u shpall ai me ofertën më të lartë prej 779 MILIONË LEKËSH.

Siç shihet qartë, Anuela Ristani ka injoruar ekonominë e buxhetit për t'i dhuruar paratë "besnikut" të pushtetit.

KLSH ka nxjerrë në pah në auditimet e viteve 2023-2024 se kompania “Glavenica” ka marrë para për punë të pakryera në Gramsh dhe Korçë, duke shkaktuar dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit. Pavarësisht këtyre fakteve, bashkitë vazhdojnë t'i japin tenderat me sy mbyllur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit