Kullë pas Piramidës! Qiell-gërvishtësja mbin si kërpudhë në Tiranë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 29.06.2026, 19:41

Ndërsa Tirana vazhdon të jetë nën ethet e betonizimit masiv, një tjetër gjigant prej çeliku dhe xhami po ngrihet si një hije e frikshme mbi zemrën e kryeqytetit.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturën "Babylon Tower", një projekt i ri qiell-gërvishtës që po merr formë në Rrugën e Elbasanit, vetëm pak metra larg Piramidës së rinovuar.

"Hija" e kullës së re po e sfidon këtë investim publik, duke shkaktuar pikëpyetje të forta mbi planifikimin urban dhe prioritetet e zhvillimit në qytet.

Ky projekt nuk është thjesht një ndërtesë, por një simptomë e një procesi që po zhvillohet larg syve të publikut. Si u lejua leja e ndërtimit për një strukturë të tillë në një zonë që konsiderohet "zonë e ndjeshme" urbanistike?

Pyetja kryesore që bie është kush po pastron paratë e drogës?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit