Klienti filmohet duke vjedhur çantën e kamarierit brenda në lokal

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.06.2026, 19:06

Një pronar lokali në zonën e Lungomares në Vlorë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast që ai e cilëson shqetësues, ku sipas tij një klient është larguar duke marrë çantën e një kamarieri.

Sipas denoncimit, katër persona, dy djem shqiptarë të shoqëruar nga dy vajza italiane, kishin qenë të ulur në lokal dhe po konsumonin pije. Pronari pretendon se gjatë qëndrimit në ambient kanë shfaqur sjellje të papërshtatshme për një vend publik.

Në momentin kur janë ngritur për të paguar dhe për t’u larguar, në pamjet e kamerave të sigurisë shihet njëri prej tyre duke marrë çantën që ndodhej mbi një karrige në ambientin e lokalit. Sipas tij, çanta i përkiste kamarierit dhe brenda saj ndodheshin një shumë parash, uniforma e punës dhe sende të tjera personale me vlerë.

Ai kërkon që personat në fjalë ta kthejnë çantën dhe sendet e marra, duke e cilësuar ngjarjen një veprim të turpshëm.

“Ju lutem, kushdo që ka informacion për këta persona të na kontaktojë ose të njoftojë autoritetet përkatëse”, thuhet në mesazhin e dërguar në redaksi.

JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin me interes publik, ndërsa u bën thirrje personave të përfshirë që të reagojnë dhe të sqarojnë situatën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit