Aksident zinxhir në Lushnje, një e plagosur

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 29.06.2026, 17:38

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Kolonjës, në Lushnjë, ku janë përfshirë katër automjete.

Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja ka mbetur e lënduar një vajzë, e cila ka marrë ndihmën e parë, ndërsa ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Qytetarët që ndodheshin në vendngjarje pretendojnë se patrulla e policisë mbërriti mbi 20 minuta pas aksidentit, duke ngritur shqetësime për kohën e reagimit të autoriteteve.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që policia të sqarojë rrethanat e plota të ngjarjes dhe të përcaktojë përgjegjësitë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit