Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me armë zjarri e ndodhur mesditën e sotme në Pogradec, ku dyshohet se autor i ngjarjes është Nikolla Agolli.
Sipas hetimeve paraprake, Agolli ka qëlluar me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, në drejtim të një tjetër mjeti ku ndodhej i plagosuri Brian Syzo, i cili gjithashtu po lëvizte me një fuoristradë në momentin e ngjarjes.
Dyshimet se grupit hetimor janë se konflikti me të rinjve lidhjet me një plagosje që i është bërë më shumë se një vit më parë të riut Nikolla Agolli, nga vëllai i Brian Syzos, shtetasi Sindi Syzo.
Menjëherë pas ngjarjes, forcat e Policisë së Pogradecit kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur arrestimin e 24-vjeçarit Nikolla Agolli, rreth një orë pas të shtënave.
Ndërkohë, i plagosuri Brian Syzo ka marrë dëmtime në gjymtyrët e poshtme dhe ka mbërritur në spiatlin e traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të dhënave paraprake, Syzo ka qenë duke udhëtuar me një fuoristradë, dhe për shkak të lartësisë së mjetit, plumbat kanë përshkuar derën e automjetit, duke e kapur në këmbë.
Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.