Djathi i bardhë Erzeni gjithë myk, SPAR e reklamon si Kaçkavall

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 29.06.2026, 15:08

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë një rast shqetësues lidhur me një produkt të blerë në rrjetin e marketeve SPAR, ku sipas tij është konstatuar një problem serioz me cilësinë dhe etiketimin e ushqimit.

Sipas denoncimit, bëhet fjalë për një djathë të bardhë të markës “Erzeni”, i cili është blerë në një nga pikat e shitjes së SPAR. Qytetari pas hapjes së produktit ka vënë re prezencë myku, çka e bën atë të papërshtatshëm për konsum dhe ngre pikëpyetje mbi kushtet e ruajtjes dhe sigurisë ushqimore.

Përveç kësaj, produkti në etiketë është paraqitur si “kaçkavall”, ndërkohë që në realitet rezulton të jetë djathë i bardhë, duke krijuar dyshime për keqetiketim ose moskorrektësi në deklarimin e produktit.

Rasti ka nxitur reagim dhe shqetësim te konsumatorët, të cilët kërkojnë më shumë kontrolle mbi produktet ushqimore që tregtohen në markete, sidomos në rrjete të mëdha shpërndarjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit