Dita e 29-të e protestës qytetare, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.06.2026, 20:01

Pas grumbullimit në Sheshin "Skënderbej", qytetarët kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 29-të radhazi të protestës qytetare në Tiranë.

Nën thirrjet "Rama, jep dorëheqjen!", "Rama në burg, Berisha në burg" dhe "Ju erdhi fundi!", protestuesit po përshkojnë rrugët kryesore të kryeqytetit, ku pritet të mblidhen para Kryeministrisë për të mbajtur fjalime dhe për të vijuar më pas marshimin.

Lëvizja qytetare, e cila prej javësh zhvillohet çdo mbrëmje, ka dalë tashmë përtej kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe është shndërruar, sipas vetë protestuesve, në një revoltë kundër klasës politike që ka drejtuar vendin gjatë 35 viteve të fundit.

Organizatorët kanë bërë publike edhe pesë kërkesat kryesore të protestës, mes tyre dorëheqjen e qeverisë, krijimin e një qeverie teknike tranzitore dhe reforma të thella politike.

Edhe këtë mbrëmje pritet pjesëmarrje e lartë e qytetarëve nga Tirana, rrethet dhe diaspora, ndërsa protesta hyn në ditën e saj të 29-të pa shenja tërheqjeje nga organizatorët dhe pjesëmarrësit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit