“Jam invalid i kategorisë së parë, ma hoqën KEMP-in, tani jetoj me borxhe”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.06.2026, 19:29

Një qytetar nga Divjaka i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar atë që e konsideron një padrejtësi, pasi pretendon se i është ndërprerë përfitimi i KEMP-it, ndonëse është invalid i kategorisë së parë dhe lëviz vetëm me karrocë.

Në videon e dërguar në redaksi, Krenar Shani tregon se më parë përfitonte KEMP-in dhe kujdestarinë, ndërsa pas ndarjes nga jeta të nënës së tij, sipas tij, i është ndërprerë edhe përfitimi që merrte vetë.

"Jam invalid i kategorisë së parë. Merresha dhe kujdestarinë, por nëna vdiq. Tani s'merr as nëna e as unë, vetëm vëllai që më shërben. Jam i pamundur, nuk bëj dot asnjë lloj pune dhe këta ma kanë hequr fare KEMP-in. Jam interesuar, në Lushnjë më thonë nuk bëj dot rrezet se kam hekur në kokë. E përballoj jetën me borxhe nga shokët e miqtë", shprehet ai.

Qytetari thotë se për shkak të gjendjes së tij shëndetësore nuk është në gjendje të punojë dhe se ndërprerja e këtij përfitimi e ka lënë në vështirësi të mëdha ekonomike.

JOQ Albania u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të verifikojnë rastin e Krenar Shanit dhe të sqarojnë arsyet e ndërprerjes së KEMP-it. Nëse pretendimet e tij rezultojnë të vërteta, ai kërkon që situata të marrë një zgjidhje sa më të shpejtë, pasi thotë se jetesa e tij është bërë pothuajse e pamundur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit