Aksident te rrethi i Kamzës, makina me shpejtësi përplaset me dy taksi të parkuara

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.06.2026, 18:29

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në rrethin e Kamzës, ku një automjet është përplasur me dy taksi që ndodheshin të parkuara.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije për JOQ Albania se automjeti që shkaktoi aksidentin dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë, duke humbur kontrollin dhe duke u përplasur me dy mjetet e parkuara.

Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë shihen dëme të konsiderueshme në automjetin që shkaktoi aksidentin, ndërsa të dëmtuara kanë mbetur edhe dy taksitë.

Sipas raportimeve paraprake nga vendngjarja, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar rëndë. Burimet bëjnë me dije se disa persona kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Rrethanat e plota të aksidentit pritet të sqarohen nga autoritetet, të cilat do të përcaktojnë edhe shkakun e përplasjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit