Ish-drejtori i Policisë së Vlorës konfliktohet me vëllezërit për çështje pronësie

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.06.2026, 16:10

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është arrestuar në Tiranë pas një konflikti të dhunshëm me familjarët, që dyshohet se shpërtheu për shkak të një mosmarrëveshjeje për pronësinë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Njazi Meka”, ku debati mes të afërmve degradoi në përplasje fizike.

Së bashku me Mulosmanin janë vënë në pranga edhe katër persona të tjerë, mes tyre tre vëllezërit dhe nipi i tij. Sipas informacioneve paraprake, të gjithë janë përfshirë në konfliktin që ka sjellë ndërhyrjen e policisë dhe arrestimin e tyre.

Hetuesit dyshojnë se shkaku i sherrit lidhet me mosmarrëveshje mbi pronësinë, ndërsa po kryhen veprimet procedurale për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe rolin e secilit prej të përfshirëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit