Një 38-vjeçar nga Karolina e Veriut, në Shtetet e Bashkuara, ka nisur një fushatë në platformën GoFundMe për të mbledhur fonde për një operacion të zmadhimit të penisit. Michael Phillips pretendon se ka penisin më të vogël në botë, me një gjatësi prej rreth 0.97 centimetra në ereksion të plotë, duke thënë se kjo gjendje i ka shkaktuar vështirësi serioze në jetën e përditshme.
Phillips shprehet se problemi nuk ka ndikuar vetëm në vetëbesimin e tij, por edhe në funksione bazë si urinimi. "Në përditshmëri kjo ka qenë burim frustrimi dhe turpi, sidomos kur udhëtoj. Ka ndikuar edhe në vetëbesimin dhe pavarësinë time", shkruan ai në fushatën e tij, duke shtuar se operacioni nuk do ta shërojë plotësisht gjendjen, por do t'i mundësojë një jetë me më shumë dinjitet.
Deri të premten në mëngjes, fushata kishte mbledhur mbi 9.500 dollarë nga objektivi prej 22 mijë dollarësh. Historia e Phillips u bë virale në fund të shkurtit, pasi ai deklaroi për TMZ se sfidonte këdo në botë të provonte se kishte një penis më të vogël se ai.