‘Në Kallm ujërat e zeza derdhen direkt e në det, pushuesit lahen mes ndotjes’

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.06.2026, 14:56

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë tonë një situatë shqetësuese në zonën e Kallmit, Durrës, pranë një restoranti të cilin e akuzon se po derdh ujërat e zeza në det.

Sipas tij, ndryshimi i ngjyrës së ujit është i dukshëm, ndërsa në zonë ndihet një erë e rëndë, që ngre shqetësime për ndotjen e mundshme të bregdetit.

Qytetari thekson se, pavarësisht kësaj situate, në det ndodhen shumë pushues, mes tyre edhe fëmijë, të cilët po lahen dhe notojnë pa qenë në dijeni të rrezikut të mundshëm.

Denoncuesi kërkon që institucionet përgjegjëse të verifikojnë rastin dhe të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit publik dhe mjedisit.

Denoncimi i qytetarit:

Dua te raportoj kete JOQ, jemi te Fisher man ne durres dhe keto po derdhin ujrat e zeza ne det. Shikojeni ndryshimin e ujit. Mban nje ere shum te rende edhe ka shum femije qe jan ne uje po notojn. Ne Kallm durres

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit