Rama: S’jap dorëheqje, kam firmosur me popullin deri në vitin 2029

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.06.2026, 14:51
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur drejtuesit të “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, lidhur me protestën që po vijon prej më shumë se 28 ditësh në Tiranë.

Rama u shpreh se nuk do të dorëhiqet, duke theksuar se ka një “kontratë me popullin sovran të Shqipërisë” që, sipas tij, zgjat deri në vitin 2029. Ai shtoi gjithashtu se nuk i ngatërron shqetësimet dhe zemërimet e qytetarëve të thjeshtë me ato që, sipas tij, nxiten nga interesa politike apo financiare pas protestës.

“Jo (nuk e jap dorëheqjen). Unë jam i lidhur me një kontratë me tjetër kënd, që quhet populli sovran i Shqipërisë, me të cilin kam firmosur deri në 2029. Dua t’i siguroj të gjithë ata që janë sinqerisht, dhe nuk kanë parti apo para nga pas, për të yshtur këtë protestë, se unë nuk i ngatërroj shqetësimet, hallet dhe zemërimet e tyre me këto…”- tha Rama.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit