Rama: Nuk pranoj protestues sharlatanë dhe hipokritë të më thonë si bëhet Shqipëria

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.06.2026, 14:00
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave, duke deklaruar se nuk pranon “sharlatanë apo hipokritë” që, sipas tij, tentojnë t’i tregojnë se si duhet të drejtohet Shqipëria. Deklaratat ai i bëri gjatë podcastit “Flasim”, ku komentoi edhe mënyrën se si organizohen dhe motivohet pjesëmarrja në protesta.

Rama tha se jo të gjithë protestuesit kanë të njëjtat arsye për të dalë në rrugë, duke përmendur ndikimin e rrjeteve sociale, “impulseve nacionaliste” dhe “manipulimeve” si faktorë që, sipas tij, ndikojnë në mobilizimin e qytetarëve. Ai theksoi se ekziston një dallim mes atyre që protestojnë për një “hall real” dhe të tjerëve që, sipas tij, udhëhiqen nga interesa të tjera.

“Unë nuk pranoj çdo sharlatan apo hipokrit që del e më thotë si bëhet Shqipëria, këtë nuk e pranoj”, u shpreh Rama, duke shtuar se ndjek çdo mesazh dhe debat publik që lidhet me të. Ai theksoi gjithashtu se është i gatshëm të përballet në debat me kritikët e tij, por jo me ata që i konsideron të shtyrë nga manipulime apo qëllime politike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit