Ktheu frigorifierin se nuk punonte, pronari i Zanusit me avokaten mbajnë peng klienten

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.06.2026, 12:15
Një konflikt për një frigorifer banak ka përfunduar me arrestimin e pronarit dhe avokates të një dyqani elektroshtëpiakesh në zonën e Ish-Doganës, në Tiranë. Sipas policisë, në pranga janë vënë Sefedin Ahmetaj pronar i dyqanit “Zanusi” dhe Edjola Harunaj avokatja e tij, të cilët dyshohet se janë përfshirë në një përplasje me një kliente.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti ka nisur pasi klientja është kthyer në dyqan me pretendimin se frigoriferi banak i blerë nuk funksiononte dhe ka kërkuar rimbursimin e plotë të shumës. Kërkesa është refuzuar nga pronarët, ndërsa situata dyshohet se ka agravuar deri në mbajtjen e saj kundër vullnetit brenda ambienteve të biznesit për rreth dy orë dhe ushtrim dhune ndaj saj.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë së Tiranës, situata është përshkallëzuar edhe me efektivët, ku pronari dhe avokatja dyshohet se kanë kundërshtuar me forcë policinë. Sipas njoftimit zyrtar, Edjola Harunaj akuzohet gjithashtu se ka dëmtuar lehtë një punonjës policie gjatë shoqërimit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit