Modeli më i ri i tutave te ZARA: Një vrimë pas për të ajrosur të ndenjurat

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 27.06.2026, 18:16

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim pas vizitës së saj në dyqanin Zara, ku kishte shkuar me pritshmërinë për të përfituar nga uljet sezonale.

Sipas saj, realiteti ishte krejt ndryshe. Jo vetëm që nuk gjeti ulje domethënëse të çmimeve, por u përball edhe me produkte që, sipas saj, dukeshin të dëmtuara, por vazhdonin të shiteshin me çmime të larta.

Në foton e dërguar në redaksi shfaqen një palë tuta me një çarje të dukshme në pjesën e përparme, të ekspozuara normalisht në raftet e dyqanit.

Qytetarja shprehet e indinjuar nga ajo që e konsideron mungesë respekti ndaj konsumatorëve.

Nëse produkti është pjesë e dizajnit të markës, kjo duhet të jetë e qartë për konsumatorin. Nëse, përkundrazi, bëhet fjalë për një produkt të dëmtuar që është nxjerrë në shitje, atëherë ngrihen pikëpyetje mbi kontrollin e cilësisë dhe respektin ndaj klientëve.

Mesazhi i qytetares:

"Dëgjova që kishte ulje sezonale në Zara. Shkova të shoh për rroba, por ishin shumë të shtrenjta, nuk kishte asnjë ulje dhe, për më tepër, kishte edhe mall të dëmtuar. Fotoja që kam bërë tregon tuta të grisura. Nuk e kuptoj si mund të tallen me njerëzit."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit