“I bëj thirrje ta kthejë celularin, brenda ka gjithçka që lidhet me shëndetin e nënës”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.06.2026, 17:58

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe për t'i bërë një thirrje publike personit që shfaqet në pamjet filmike, pasi dyshohet se ka marrë telefonin celular të nënës së tij, i cili ishte harruar në hyrje të biznesit të saj pranë shkollës "Kongresi i Lushnjës", në rrugën 'Hoxha Tahsim', në Tiranë.

Sipas denoncuesit, nëna e tij e kishte lënë pa dashje telefonin në shkallët e dyqanit, ndërsa biznesi ishte i mbyllur. Në videon e dërguar në redaksi shihet një person që fillimisht kalon pranë hyrjes, ndërsa pak çaste më vonë kthehet mbrapsht dhe merr telefonin.

Familjarët bëjnë me dije se kanë bërë denoncim në polici dhe telefoni po tentohet të gjurmohet. Megjithatë, ata shpresojnë që personi ta rikthejë vullnetarisht aty ku e mori.

Sipas tyre, telefoni është shumë më tepër sesa një pajisje komunikimi. Nëna e tyre kurohet në Itali dhe në celular ndodhen dokumente të rëndësishme mjekësore, fotografi dhe materiale të tjera me vlerë të madhe personale.

Përmes JOQ Albania, familja i bën një thirrje personit që shfaqet në video që ta kthejë telefonin, duke treguar mirëkuptim për situatën dhe rëndësinë që ai ka për shëndetin dhe jetën e përditshme të nënës së tyre.

"E rëndësishme është të kthehet telefoni. Për nënën tonë ka një vlerë shumë më të madhe sesa vetë pajisja," shprehet qytetari në mesazhin drejtuar redaksisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit