Omega përvëlon Europën, vala ekstreme e të nxehtit nuk tërhiqet

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.06.2026, 16:18

Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë pothuajse të gjithë Europën, duke ekspozuar rreth 94 milionë njerëz ndaj temperaturave që në shumë zona kalojnë 35 gradë Celsius. Situata më kritike paraqitet në Francë, ku temperaturat kanë arritur deri në 45°C, duke shënuar nivele rekord për muajin qershor. Sipas raportimeve, të paktën 45 persona kanë humbur jetën gjatë javës së fundit, ndërsa shumë prej viktimave janë të rinj që tentuan të freskoheshin në lumenj, liqene dhe kanale ujore, por humbën jetën si pasojë e mbytjes ose shokut termik. Për shkak të temperaturave ekstreme, edhe Kulla Eiffel u mbyll përkohësisht për vizitorët, ndërsa në kampet e migrantëve në Paris kushtet janë përkeqësuar ndjeshëm.

Ndërkohë, në Itali, Ministria e Shëndetësisë e Italisë ka vendosur 16 qytete, përfshirë Romë, Milano, Torino dhe Verona, në nivelin maksimal të alarmit për shkak të vapës. Përdorimi masiv i kondicionerëve ka mbingarkuar rrjetin energjetik, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëmtime në transformatorë. Edhe Britania e Madhe dhe Gjermani po përballen me temperatura rekord, ndërsa në Londër autoritetet kanë lëshuar paralajmërime të rralla për nxehtësi ekstreme.

Sipas meteorologëve, vala e të nxehtit po ushqehet nga fenomeni atmosferik i njohur si Blloku Omega, i cili po mban të bllokuar mbi kontinent masa të nxehta ajri të ardhura nga Afrika e Veriut. Ekspertët parashikojnë se temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe gjatë muajit korrik, ndërsa autoritetet në disa qytete europiane kanë marrë masa të jashtëzakonshme për mbrojtjen e grupeve më të rrezikuara, duke hapur qendra të freskimit dhe duke kufizuar aktivitetet në orët me temperatura më të larta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit