Një lëkundje e lehtë tërmeti është ndjerë pak më parë në Patos dhe zonat përreth, duke u perceptuar nga disa qytetarë.
Sipas raportimeve të para, tërmeti nuk ka qenë i fortë dhe nuk ka shkaktuar panik apo probleme të raportuara. Deri në këto momente nuk ka njoftime për dëme materiale apo persona të lënduar.
Ndërkohë, pritet që institucionet kompetente të publikojnë të dhënat zyrtare mbi magnitudën dhe epiqendrën e lëkundjes sizmike.