Vdes shtetasi turk, u aksidentua javë më parë me motor në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.06.2026, 10:27

Policia ka njoftuar se një shtetas i Republikës së Turqisë ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku.

Aksidenti kishte ndodhur më 9 qershor në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë, ndërsa vdekja e tij është raportuar më 26 qershor.

“Rr. Shpëtim Robaj, Prishtinë 09.06.2026 – 15:13. Me 26.06.2026 është raportuar se viktima mashkull shtetas i Republikës së Turqisë i cili pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka qenë duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit