Protesta e 27: Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, përkujtojnë 82-vjetorin e gjenocidit mbi Çamëri

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 26.06.2026, 19:54

Për të 27-ën ditë radhazi, protestuesit kanë dalë sërish në shesh, duke vijuar tubimet dhe marshimet e tyre me të njëjtat kërkesa që u prezantuan fillimisht nga Dritan Goxhaj. Të mbledhur në sheshin "Skënderbej", ata marshuan drejt Kryeministrisë, ku u mbajtën edhe fjalimet e radhës.

Në qendër të kërkesave mbetet dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit, ngritja e një qeverie teknike për 12 muaj dhe një paketë ndryshimesh kushtetuese. Protestuesit kërkojnë gjithashtu reformim të Kodit Zgjedhor, ndryshime në ligjin për financimin e partive politike, si dhe vendosjen e kufirit prej dy mandatesh për postin e kryeministrit.

Gjatë protestës nuk mungoi as çështja çame. Me rastin e 82-vjetorit të gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë, pjesëmarrësit shpalosën një pankartë me mesazhin: "Çështja çame kërkon veprim, jo fjalë", duke e kthyer edhe këtë kauzë në pjesë të manifestimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit