Dyshohet për copa metali, hiqen nga tregu kekët me Nutella në Gjermani

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.06.2026, 19:51

Prodhuesi i njohur i ëmbëlsirave Ferrero ka tërhequr nga tregu një seri të caktuar të kekëve me Nutella në Gjermani, pasi ekziston mundësia që ato të përmbajnë fragmente metalike, të cilat mund të shkaktojnë lëndime ose rrezik mbytjeje gjatë konsumimit.

Sipas kompanisë, tërheqja prek vetëm kekët me Nutella të shitur në furrat e bukës brenda supermarketeve dhe hipermarketeve gjermane në periudhën 16–25 qershor 2026. Produktet e tjera të Nutella-s dhe seritë e tjera të këtyre kekëve nuk preken nga ky problem, raporton Bild.

Ferrero ka bërë të ditur se konsumatorët nuk mund ta identifikojnë lehtësisht serinë e prekur, pasi kekët shiten pa paketimin origjinal. Për këtë arsye, kompania u bën thirrje qytetarëve që të mos konsumojnë asnjë kek me Nutella të blerë gjatë kësaj periudhe.

Shitësit kanë larguar menjëherë produktet e prekura nga raftet, ndërsa klientët mund t’i kthejnë ato në pikën ku i kanë blerë dhe të marrin rimbursimin përkatës.

Ferrero ka vënë në dispozicion edhe shërbimin e saj të kujdesit për konsumatorët për çdo pyetje lidhur me këtë tërheqje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit