Pushuesit në zonën e Gjirit të Lalëzit kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e ujit të detit, duke raportuar se uji ka marrë ngjyrë jeshile nga prezenca e lartë e fekaleve.
Ata thonë se për shkak të ndotjes alarmante, pushuesit po shmamgin larjen në det gjatë këtyre orëve të fundit, edhe pse kanë paguar në resorte për pushimet në këtë bregdet.
Ata shprehen se gjendja është e pazakontë e shqetësuese prandaj kërkojnë sqarime nga institucionet përgjegjëse pasi deri më tani nuk dihet shkaku i saktë i ndotjes.