Ndërtimet në Qeparo s’pyesin për sezon, punimet vazhdojnë pa pushim

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.06.2026, 12:40

Një denoncim i mbërritur në redaksinë e JOQ Albania ngre alarmin për një situatë që po ndodh në Qeparo në mes të sezonit turistik, duke shkaktuar shqetësim si për banorët ashtu edhe për pushuesit.

Sipas qytetarit, në orarin e drekës punimet s’kanë të ndalur edhe pse tani është koha kur zona frekuentohet më së shumti nga turistët.

Ai shprehet se ajo që po ndodh është e papranueshme dhe kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve përgjegjëse për të verifikuar dhe marrë masat e nevojshme.

Përveç denoncimit të situatës, qytetari ngre shqetësimin edhe për mungesën e reagimit nga institucionet. Ai pretendon se nuk ka mundur të kontaktojë Bashkinë Himarë për të raportuar rastin, ndërsa thotë se edhe telefonatat drejt Policisë kanë mbetur pa përgjigje.

Në mesazhin e tij, qytetari shkruan:

"Përshëndetje JOQ, ja çfarë bëhet në orar dreke, në sezon turistik në Qeparo. Bëj thirrje që autoritetet përkatëse të marrin masa sepse kjo është e papranueshme. Nuk ka sesi të ndodhë kjo çmenduri pa pasur mbështetje të brendshme. Gjithashtu tentova të gjej një numër të Bashkisë Himarë që të vijnë ta inspektojnë, por nuk gjej asgjë. As policia nuk e hap telefonin."

JOQ Albania u bën thirrje autoriteteve vendore dhe institucioneve përgjegjëse të verifikojnë denoncimin e qytetarit dhe të reagojnë për sqarimin e situatës pasi Qeparoi është një nga destinacionet më të frekuentuara turistike në vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit