“Punimet kanë mbaruar, gurët dhe inertet prej 1 jave në mes të rrugës”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.06.2026, 13:55

Banorët e rrugës "Tefta Tashko" kanë ngritur shqetësimin për grumbujt e inerteve që janë lënë në rrugë prej rreth një jave pas përfundimit të punimeve.

Një qytetare, e cila ka kontaktuar redaksinë tonë, thotë se rruga është hapur për qarkullim, por gurët dhe mbetjet e ndërtimit vazhdojnë të qëndrojnë në vend, duke shqetësuar banorët e zonës.

"Ka një javë që i kanë lënë këtu. Jemi ankuar, por askush nuk vjen t'i heqë. Nuk kemi zgjidhje tjetër, ndaj po e bëjmë publike këtë shqetësim", shprehet qytetarja.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për pastrimin e zonës dhe largimin e inerteve, të cilat, sipas tyre, po pengojnë lëvizjen dhe po krijojnë një pamje të papërshtatshme në lagje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit