I riu bën manovra të rrezikshme me skuter, e ngre në gomë të parë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.06.2026, 14:14

Në tetor të vitit të kaluar, ministrja e atëhershme e Brendshme, Albana Koçiu, urdhëroi ndalimin e qarkullimit të mjeteve elektrike, përfshirë skuterët elektrikë, monopatinat, biçikletat dhe motorët elektrikë, pa u shoqëruar me një vendim zyrtar apo një argumentim bindës.

Menjëherë pas këtij urdhri në Facebook, nisi edhe zbatimi i tij. Qindra mjete elektrike u konfiskuan, ndërsa qytetarët u përballën me vështirësi, pasi mbetën pa mjetet e tyre të transportit dhe pa një sqarim të qartë mbi bazën ligjore të këtij veprimi.

Edhe pse kanë kaluar rreth tetë muaj nga nxjerrja e urdhrit, ende nuk ka një vendim zyrtar që të përcaktojë nëse qarkullimi i mjeteve elektrike do të lejohet apo jo. Ndërkohë, konfiskimet vazhdojnë herë pas here, ndërsa përdoruesit kryesorë të këtyre mjeteve mbeten të rinjtë.

Megjithatë, jo të gjithë i përdorin këto mjete për nevoja personale apo transport të përditshëm. Ka edhe raste kur ato shfrytëzohen për manovra të rrezikshme në rrugë, duke vënë në rrezik jo vetëm jetën e drejtuesve të tyre, por edhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Së fundmi, në redaksinë tonë ka mbërritur një video që tregon një të ri duke ecur me shpejtësi me skuter elektrik, ndërsa e ngre atë mbi rrotën e parë. Gjithçka filmohet nga shoku i tij, duke dokumentuar një manovër që mund të kishte pasoja të rënda për sigurinë rrugore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit