Në Banjat e Bënjës në Përmet janë kryer disa ndërhyrje infrastrukturore, të financuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me një projekt rreth 2 milionë euro për rikualifikimin e hapësirës turistike.
Por banorët dhe vizitorët, pas përfundimit të pjesshëm të punimeve në zonë kanë vërejtur ndryshime radikale në ujërat termale: disa vaska raportohet se kanë prurje të reduktuara, uji është bërë më i turbullt në periudha të caktuara dhe në disa raste janë shfaqur alga. Po ashtu thuhet se një nga vaskat është boshatisur plotësisht, duke ngritur dyshime për ndikim në rrjedhën natyrore të burimeve dhe në dhe ekuilibrin e tyre.
Ditën e sotme JOQ ALBANIA publikoi pamjet e vaskave të boshatisura dhe eksavatorëve që vazhdojnë gërryerjen, por Mirela Kumbaro, ish-ministre e turizmit dhe deputete e kësaj zone, ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale
duke thënë zona është ende në fazë pune dhe testimesh, ndaj ndryshimet në nivelin e ujit dhe boshatisjet e herëpashershme të vaskave janë pjesë normale e procesit teknik. Sipas saj ujërat po rregullohen dhe po mbushen sërish në mënyrë të kontrolluar nga inxhinierët.
Por kjo është përgenjshtruar sërish nga vizitorët që ndodhen aktualisht në Banjar e Bënjës, të cilët shprehen se vaskat janë boshatisur e betonuar. Ndërkohë eskavatorët vijojnë heqjen e gurëve edhe nga Ura e Kadiut, e ndërtuar në vitin 1700, një vepër arkitektonike e shquar në zonën e Përmetit dhe Monument Kulture Kategoria 1.
Vizitorët janë përplasur me eskavatoristin duke i kërkuar llogari por brenda pak çastesh në zonë ka mbërritur një grup tjetër për të fotografuar vaskat dhe sipas tyre këto foto janë publikuar nga Kumbaro por me ndihmën e AI pasi realiteti është ndryshe.
Përballë kësaj situate, vizitorët të tronditur nga ajo që kanë parë janë larguar menjëherë nga zona pasi ajo nuk shërben si më parë dhe mbi të gjitha as nuk është më si dikur.
Denoncimi i qytetarit.
Pershendetje,Po shikoja videon tuaj per vaskat ne Benje. Ato vaska qe tregoni nuk funksionojne dhe aty nuk futet asnje sepse burimi eshte betonuar. Sot nje mjet germues po hiqte guret nga themelet e ures. Ajo ure quhet ura e Kadiut dh eshte rreth 300 vjecare. Pasi reaguan te gjithe njerzit u alarmuan dhe fluan te telefonojne ekskavatoristin
Me pas erdhi nje tip qe bente foto, te cilat jane publikuar dhe nga Kumbaro, natyrisht te rregulluara me AI se uji aty nuk rridhte. Me thene te verteten dhe u friksuam se u vune ne levizje te gjithe dhe pasiguria eshte e madhe. Ne u larguam