Pacientët prej 2 orësh në radhë te urgjenca e QSUT, s’ka doktor

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.06.2026, 14:48
Ndërsa Ministria e Shëndetësisë vijon të reklamojë propagandë, një video e mbërritur në redaksi tregon një tjetër realitet në Urgjencën e QSUT. Pacientë që rënkojnë nga dhimbjet, radhë të gjata dhe, sipas denoncimit të qytetarit, mungesë e mjekut specialist për afro dy orë.

“Gati dy orë në radhë për një eko urgjente. Doktori nuk ishte, kishte vetëm praktikantë. Kemi mbaruar si shtet”, shkruan ai.

Në pamje dëgjohen ankesat e pacientëve, ndërsa një praktikant u përgjigjet: “S'ka mjek. s'kemi çfarë të bëjmë.” Kjo situatë ngre pikëpyetje të forta për mënyrën se si funksionon Urgjenca në spitalin më të madh të vendit. Për qytetarët që presin ndihmë mjekësore, premtimet për reforma nuk zëvendësojnë mungesën e personelit dhe vonesat në shërbim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit