Një qytetar që ka kaluar disa ditë pushimesh në plazhin e Tales, në Lezhë, i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një denoncim që ngre pikëpyetje serioze mbi respektimin e privatësisë së pushuesve.
Në një nga shtyllat përgjatë vijës bregdetare është vendosur një kamerë sigurie e pajisur edhe me sistem audio. Në pamjet e dërguara në redaksi, kamera duket e instaluar në një pozicion që mbulon zonën ku qëndrojnë pushuesit.
Qytetari shprehet se plazhi frekuentohet çdo ditë nga familje, gra, vajza dhe fëmijë, ndaj prania e një kamere me zë në një hapësirë të tillë ngre shqetësime të forta për cenimin e privatësisë.
Në vend që të merren masa për rritjen e sigurisë në plazh, si vendosja e rojeve të plazhit për të parandaluar ngjarje tragjike në det pasi 4 persona kanë humbur jetën në Lezhë brenda pak javëve, Pjerin Ndreu ka instaluar kamera që monitorojnë pushuesit.