EUROPOL: Grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.06.2026, 14:03

Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës, i lidhur me kartelin ekuadorian “Los Lobos”, është goditur në kuadër të një hetimi të koordinuar ndërkombëtar, ndërsa në raportin e fundit të EUROPOL zbulohet se organizata bashkëpunonte ngushtë edhe me një rrjet kriminal shqiptar. Sipas dokumentit, grupi drejtohej nga një person i konsideruar objektiv me prioritet të lartë për autoritetet ligjzbatuese dhe përdorte kompani të eksportit të frutave si fasadë për të fshehur lëndën narkotike në ngarkesa legjitime të destinuara për Europën.

Raporti detajon se informacionet e inteligjencës për kontejnerë të dyshimtë mundësuan kontrolle të targetuara dhe sekuestrime të drogës në disa prej porteve kryesore europiane. Sipas EUROPOL, rrjeti shqiptar kishte rol kyç në organizimin e trafikut, pasi anëtarët e tij udhëtonin rregullisht drejt Ekuadorit për të negociuar marrëveshje me kartelin “Los Lobos”, duke siguruar furnizimin me kokainë dhe koordinimin e dërgesave drejt Bashkimit Europian.

Më tej, raporti shpjegon se pas mbërritjes së ngarkesave në Europë, qeliza kriminale të vendosura në shtete të ndryshme merreshin me nxjerrjen e drogës nga kontejnerët, transportin, magazinimin dhe shpërndarjen në tregjet europiane. EUROPOL nuk publikon emrat e anëtarëve të rrjetit shqiptar apo sasinë e drogës së sekuestruar në këtë rast konkret, por e paraqet bashkëpunimin mes kartelit ekuadorian dhe grupit shqiptar si një shembull të strukturave të sofistikuara kriminale që veprojnë në trafikun ndërkombëtar të kokainës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit