U shpall non grata në Shqipëri, Ikballja zbulon të vërtetën e fotos me ish-liderin iranian

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.06.2026, 12:19

Ikballe Berisha Huduti është shpallur “non grata” në Shqipëri për një periudhë prej 15 vitesh, pas vendimit të marrë nga autoritetet përkatëse, në bazë të vlerësimeve të institucioneve të sigurisë. Sipas burimeve zyrtare, ndaj saj janë konstatuar elemente që mund të cenojnë sigurinë kombëtare, rendin publik dhe stabilitetin e vendit, çka ka çuar në marrjen e masës së ndalimit të hyrjes.

Urdhri është përcjellë për zbatim te Policia e Shtetit dhe autoritetet kufitare e të migracionit, të cilat do të ndjekin procedurat përkatëse. Nga ana e saj, Huduti ka reaguar duke mohuar çdo lidhje politike me institucione të huaja dhe ka sqaruar publikisht disa nga qëndrimet dhe fotografitë e saj të mëparshme, përfshirë edhe një takim të vitit 2007, të cilin e ka cilësuar si pjesëmarrje në një aktivitet me karakter fetar dhe jo politik.

Ajo po ashtu shpjegoi dhe foton e bërë me ish-liderin iranian Mahmoud Ahmadinejad.

Jam zgjedh mësuaejsa më e mirë e Kuranit në Ballkan, dhe aty ka qenë një takim 30 sekonda ku kam marrë medaljen e artë dhe kaq. Në një konference Në vitin 2007 është bërë ajo foto. Nuk kam asnjë lidhje politike me Iranin dhe institucionet e atij vendi. Hera e fundit që kam udhëtuar drejt Iranit ka qenë shumë vite më parë, kam qenë në një konferencë me mision fetar, nuk kam lidhje politike me Iranin,” tha ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit