Punonjësja: Bashkia Korçë të shkrihet, të bashkohet me Bashkinë Maliq

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.06.2026, 11:52

Një nga të pranishmet në dëgjesën për Reformën Territoriale në Korçë ka shkaktuar reagime dhe të qeshura në sallë gjatë fjalës së saj.

Ajo u prezantua si punonjëse e administratës së Bashkisë Maliq dhe propozoi që Bashkia e Korçës të shkrihet dhe të bashkohet me atë të Maliqit.

Sipas saj, struktura aktuale duhet të ndryshojë dhe Maliqi të ketë një rol më të madh administrativ në raport me Korçën.

“Bashkia Maliq duhet të qëndrojë jo vetëm si bashki, por Korça të shkrihet dhe të jetë Bashkia Maliq. Të mbaroj fjalimin dhe pastaj mund të qeshni dhe të bëjmë antireplikë me kë të doni ju.”, tha qytetarja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit