Ndërhyrjet e kryera në zonën e Bënjës në Përmet kanë ngritur shqetësime serioze për ndikimin e mundshëm në rrjedhën natyrore të ujërave termale, duke alarmuar banorët dhe vizitorët e zonës.
Shkatërrimi i zonës së krijuar natyralisht nisi që pas ndërhyrjeve në mjedis me vendim të FSHZH për një tender me vlerë 2 MILIONË € për rikonceptimin e Banjave të Bënjës.
Pas pak muajsh të përfundimit të punimeve, uji në vaska nisi të qelbej e gurët u pushtuan nga algat!
Tashmë në kulmin e sezonit turistik, disa prej vaskave kurative janë vërejtur me prurje të reduktuara ndjeshëm, ndërsa Vaska e Lëkurës raportohet të jetë boshatisur plotësisht. Pamja aktuale ndryshon dukshëm nga ajo që turistët kanë njohur ndër vite si një nga atraksionet më të veçanta natyrore të Shqipërisë.
Punimet në zonë janë realizuar nga kompania “Ergi”, e kontraktuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Situata ka ngritur pikëpyetje mbi ndikimin e këtyre ndërhyrjeve në burimet termale dhe ekuilibrin e tyre natyror. "Ergi" është kompania e Nuri Ballës.
Pra Tan Agolli i dha 2 MILIONË € zbatuesit Shkëlqim Fusha për ndërtimin e mureve të betonit që çuan në shkatërrimin e Banjave të Bënjës.
Ndërsa projekti i investimit është drejt përfundimit, shqetësimi kryesor mbetet nëse Bënja rrezikon të humbasë një nga pasuritë e saj më të rëndësishme natyrore, e cila e ka kthyer zonën në një prej destinacioneve më të vizituara turistike në vend.