Policia procedon Dritan Goxhajn: Pengoi qarkullimin e mjeteve!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.06.2026, 11:48

Pas akuzave të forta nga mazhoranca dhe përplasjes politike që ka përfshirë emrin e tij ditët e fundit, Dritan Goxhaj është proceduar penalisht nga Policia e Tiranës.

Policia ka bërë të ditur në një njoftim zyrtar se 11 persona janë vënë nën hetim për dy protestat e zhvilluara më 22 dhe 23 qershor në kryeqytet. Mes të proceduarve figuron edhe emri i Goxhajt, i renditur i pari në listën e publikuar nga autoritetet.

Sipas njoftimit, procedimi ndaj tij lidhet me veprën penale të “pengimit të qarkullimit të mjeteve”, pasi dyshohet se ka kryer veprime që kanë cënuar rendin dhe qetësinë publike gjatë protestave.

Disa ditë më parë, Goxhaj ishte thirrur në Policinë e Tiranës për deklarata të bëra në një emision televiziv, të cilat më pas u shoqëruan me reagime të ashpra nga përfaqësues të mazhorancës. Zyrtarë socialistë e kanë akuzuar atë publikisht, duke e cilësuar si “mercenar” dhe madje duke ngritur pretendime se ka vepruar si “agjent i Iranit”, akuza që kanë ndezur më tej debatet politike rreth çështjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit