JOQ denoncoi dje hapjen e një tenderi nga Vangjel Tavo i Bashkisë Himarë, prej mbi 20 MILIONË lekësh, për ndërtimin e shkallëve në Gjirin e Filikurit. Një nga perlat më të egra të Rivierës Shqiptare po rrezikohet nga ndërtimet dhe mbipopullimi pasi pushuesit po përballen këtë verë me një skemë të dyshimtë pagesash.
Sipas denoncimeve të mbërritura nga turistë dhe vizitorë në JOQ, në zonë janë vendosur çadra plazhi, të cilat jepen me pagesë prej rreth 500 lekësh për çadër dhe deri në 1000 lekë për pufte, pa kupon tatimor.
“Askush nuk jep kupon, thjesht kërkojnë lekët në dorë,” shprehen pushuesit për JOQ, konfirmuar përvetësimin e parave në pasurinë publike.
Duket se arsyeja e vërtetë pas betonizimit e aludimeve për resort, është që Gjeli do të ndërtojë shkallë në Filikur për vleljen e parave të pushuesve në këtë gjir.