Sportiv me Tomorin në krah, Berisha largohet nga Shqipëria! Nuk dihet përse

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.06.2026, 10:01

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka udhëtuar mesditën e kësaj të enjte jashtë Shqipërisë. Në pamjet e publikuara nga një qytetar në rrjetet sociale, ai shihet duke u shoqëruar nga shërbimi ekskluziv i aeroportit deri në shkallët e avionit.

"Po arratisen një nga një këta", shkruan qytetari. Destinacioni i udhëtimit nuk është bërë publik, megjithatë, sipas personit që ka publikuar pamjet, Berisha dyshohet se është nisur drejt Gjermanisë. Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar lidhur me itinerarin e tij.

Në pamje, kreu i demokratëve shfaqet i shoqëruar nga asistenti i tij, i cili mban bagazhet, ndërsa pas tyre shihet edhe deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit