Me batanije, protestuesit e gdhijnë sërish para Kryeministrisë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.06.2026, 09:28

Një grup protestuesish ka kaluar natën përpara Kryeministrisë, ndërsa tubimet kanë hyrë në ditën e 27-të. Ata kanë qëndruar të ulur në stola metalikë, të pajisur me batanije dhe mbulesa, duke vijuar praninë e tyre edhe gjatë orëve të natës.

Prej rreth një jave, pas përfundimit të protestave të përditshme, një pjesë e protestuesve kanë zgjedhur të mos largohen nga zona përpara Kryeministrisë. Në këtë mënyrë, ata po e mbajnë të pandërprerë tubimin, duke qëndruar në vend edhe gjatë natës.

Gjatë protestës janë paraqitur edhe kërkesat kryesore të organizatorëve dhe pjesëmarrësve, të cilat përfshijnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe kufizimin e mandatit të kryeministrit në maksimum dy mandate.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit